Erik Grainca, 17 vjeçari që premton shumë në skenën muzikore I ka vetëm 17 vjet, por Erik Grainca nga qyteti i Ferizaj nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore.
Së fundi Eriku ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Dashni”, projekt ky i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.
Pjesë e bashkëpunimit ishte artisti i mirënjohur Estto, ndërkohë për videoklipin u përkujdes BUG Production.
Vlen të theksohet se ky është projekti i gjashtë muzikor me këngë për të rritur nga artisti i ri ferizajas.
I talentuari Erik Grainca sukseset i ka përjetuar që në moshën tetë vjeçare, rrjedhimisht në skenën muzikore për fëmijë ka shënuar suksese të shumta.
Që nga ajo moshë Eriku ka qenë pjesë e Shkollës së Muzikës “Sidorela” ku në kuadër të produksionit të shkollës ka realizuar tetë këngë, ndërkaq është dalluar edhe me pjesëmarrjen në festivale të ndryshme të muzikës për fëmijë, me ç’rast edhe ka fituar çmime të shumta, duke u vlerësuar si një nga talentët e rrallë të rinj.
Kurse si një nga të arriturat më të mëdha të djaloshit 17 vjeçar nga Ferizaj, konsiderohet pjesëmarrja në edicionin e parë të Festivalit “Sidorela Fest”, me ç’rast Eriku ka fituar çmimin e parë të festivalit si dhe çmimin e publikut.
Në kuadër të karrierës së tij të pasur Eriku së shpejti premton të editojë edhe albumin e tij të parë me dhjetë këngë, duke dëshmuar kështu se me punë e përkushtim arrihet çdo synim në jetë.


Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë