Java që lamë pas ka qenë padyshim ndër më të rëndësishmet në jetën dhe karrierën e këngëtarit Gjesti, i cili më 19 prill u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Fitorja e tij në finalen madhështore u përshëndet gjerësisht nga publiku, por suksesi nuk u ndal me kaq.
Në një kohë rekord, profili i tij në Instagram ka shpërthyer, duke arritur në 600 mijë ndjekës, një tregues i qartë i përkrahjes dhe dashurisë që publiku i ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fraza e tij e fundit në finale, “Natën e mirë!”, duket se më shumë se një përshëndetje, ishte fillimi i një etape të re dhe të ndritur në jetën e tij publike.
Me këtë fitore dhe me këtë përkrahje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, Gjesti pritet të jetë një nga figurat më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar në muajt në vijim – një emër që nuk do të mungojë në skenat, titujt dhe projektet muzikore të së ardhmes. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...