Shkencëtarët kanë zhvilluar një vaksinë orale për koronavirusin e ri duke përdorur tharmin e bukës, njoftojnë mediat shtetërore kineze.
Një profesor përgjegjës për projektin ka raportuar se ka marrë katër doza të ilaçit pa pasur efekte anësore, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, eksperti tha që produkti ishte ende larg nga shitja në treg sepse duhej të kalonte teste për kafshët dhe prova klinike.
Lajmi u bë i ditur nga profesori Huang Jinhai nga Shkolla e Shkencave të Jetës në Universitetin Tianjin dhe u raportua nga gazeta shtetërore People Daily.
Imunizimi përdor sakaromyces cerevisiae ose tharmin e bukës, si bartës dhe synon proteinën Spike të virusit, tha Prof Huang.
E njëjta ndihmon njerëzit të gjenerojnë antitrupa kundër virusit vdekjeprurës.
Proteina Spike, ose proteina S, është përgjegjëse për nxitjen e virusit në qelizat pritëse brenda një pacienti dhe është çelësi për trajtimin e infeksionit, shpjegoi eksperti.
Prof. Huang tha se ai po kërkonte partnerë për të ndihmuar ekipin e tij të përfundonte projektin.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...