Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë (ngjyrë). Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve, përcjellë arbresh.info
Është theksuar disa herë që shafrani i Indisë është një nga erëzat me përfitimet më të mëdha shëndetësore. Ai ka veti antioksidues dhe anti-inflamatore mjaft të fuqishme.
Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhefilit, xhinxher.
I njohur gjatë kohës për përparsitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrës, i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore, nga kanceri te Alzheimer.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni, nëse konsumoni shafran Indie çdo ditë:
Përmirëson tretjen: shafrani i Indisë stimulon fshikëzën e tëmthit, redukton fryrjen e barkut dhe gazrat, si dhe trajton inflamacionin e zorrëve. Por duhet të keni parasysh se, nëse vuani nga problemet e tëmthit, ju nuk duhet ta konsumoni këtë Erzë.
Parandalon dhe trajton sëmundjen e alcajmerit: kjo erëz përmirëson shëndetin e përgjithshëm të trurit dhe parandalon ose ngadalëson përparimin e sëmundjes së alcajmerit.

Lehtëson dhimbjet e artritit: shafrani i Indisë vepron si anti-inflamator dhe lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga artriti.
Ul inflamacionin: duke ulur inflamacionin, kjo Erzë i mundëson trupit të ruajë shëndetin e përgjithshëm. Siç dihet, inflamacioni për një kohë të gjatë është shkaktar i sëmundjeve të shumta.
Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Parandalon shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene, sepse lufton radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e qelizave të shëndetshme.
Shafrani i Indisë mund të merret si pluhur apo formë pilula. Pasi të filloni ta përdorni shafranin e Indisë si një bazë të rregullt (racion), është kënaqësi për të gjetur mënyra të reja të recetave për ta përdorur atë. Një nga mënyrat për të përdorur është që të shtoni një majë luge në sallatën me vezë. Ajo shton një shije të këndshme dhe i jep sallatës një ngjyrë të pasur të verdhë. Po ashtu mund të pihet me çajra të ndryshëm dhe mund te përdoret si erëz në çdo lloj ushqimi!
Për të marrë përfitime optimale, ju rekomandojmë që të provoni këtë recetë të miksimit të shafranit të Indisë me ujë të ngrohtë.
Përbërësit:
230 ml ujë
½ lugë gjelle shafran Indie
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Fillimisht ngrohni ujin për disa minuta dhe më pas hidheni atë në një enë qelqi. Shtoni më pas shafranin e Indisë dhe përziejini mirë që të përftoni një përzierje homogjene. Më pas shtojmë mjaltin, sipas dëshirës, kush nuk e do nuk hedh. Kjo është një mënyrë e mirë për të nisur mëngjesin, që të ndjeheni mirë gjatë gjithë ditës.
Kujdes: Shafrani i Indisë nuk duhet të përdoret nga njerëzit me gurë te tëmthit. Megjithëse shafrani i Indisë përdoret shpesh nga gratë shtatzëna, është e rëndësishme që të konsultohen para përdorimit me një mjek gjinekolog, pasi shafrani i Indisë mund të jetë një stimulues i mitrës.
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...
Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet konferenca e...