Në qoftë se do të kontrollonit me vëmendje kutinë e ndihmës së shpejtë që keni në shtëpi, do të vinit re që i vetmi medikamenti që keni me tepri është paracetamoli.
Ky analgjezik çudibërës përdoret për qetësimin e dhimbjeve të ndryshme (si dhimbja e kokës, dhimbjet artikulare dhe ajo e dhëmbëve) dhe uljen e temperaturës. Por e keni pyetur veten sa kohë i duhet paracetamolit për të vepruar në organizëm? Sipas ekspertëve të Lloyds Pharmacy paracetamolit i duhen 30 minuta para se të veprojë në organizëm.
Paracetamoli në përgjithësi tolerohet mirë nga organizmi, por nuk përjashtohen dhe efektet anësore. Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë dhe efekte anësore në veshka. Efektet anësore të veshkave janë vërejtur më shpesh pas overdozës, pas abuzimit kronik shpesh me analgjezikë të shumtë.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn