Hulumtuesit në Universitetin e Arizonës kanë gjetur se pacientët me arrest kardiak mund të zgjohen brenda një jave pasi kanë marrë terapi me hipotermi për të evituar dëmtimet e trurit që do të dërgonin në probleme neurologjike pastaj, transmeton lajmi.net
Rreth gjysma e pacientëve që përjetojnë një arrest kardiak jashtë spitalit, i mbijetojnë atij fillimisht, por vetëm 10% e tyre arrijnë të jetojnë pastaj dhe ta lënë spitalin dhe gjysma e këtyre pacientëve pësojnë dëmtime të trurit për shkak të mungesës së oksigjenit.
Ka qenë e menduar se pacientët të cilët nuk zgjohen 48 orë pas arrestit kardiak është e vështirë të mbijetojnë. Megjithatë, studimi ka treguar se edhe pas një kohe prej disa ditësh pacientët mund të mbijetojnë dhe të dalin nga spitali me shumë pak pasoja ose aspak.
“Ne mund të shpëtojmë mijëra jetë çdo vit në të gjitha vendet duke ju i dhënë më shumë kohë pacientëve të këndellën nga arrestet kardiake”, është shprehur Dr. Samuel Keim, profesor në Universitetin e Arizones.
Për këtë studim, hulumtuesit analizuan të dhënat e 573 pacientëve të cilët kishin arrest kardiak dhe kanë qenë nën terapi prej vitit 2008 deri në vitin 2014.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...