Luhatjet e disponimit gjatë shtatzënisë

16:13 | 3 Nëntor 2016
Arbresh.info

Nëse jeni shtatzënë, ju ndoshta keni pasur disa përvoja me ndryshimet e humorit . Ju nuk jeni vetëm , ndryshimet e humorit gjatë shtatzënisë janë me se te zakonshme . Ju mund të ngazëlleheni se jeni shtatzanë , por ju gjithashtu mund të stresoheni ose beheni shume te ndjeshme .

Ju mund të keni shqetësime të vazhdueshme që ndikojne ne luhatjet e humorit.

Ju vijne neper mend pyetje të tilla si :

  • A do të jem një prind i mirë ?
  • A do ta perballoj dot financiarisht ?
  • A do  jete fëmija im  i shëndetshëm ?
  • A jam duke bërë gjërat e duhura për t’u përgatitur për fëmijën tim ?

Shtatzënia është një ngjarje qe te ndryshon  jetën ne cdo drejtim. Kuptimi i ketyre ndryshimeve do t’ju ndihmojë të keni një përvojë pozitive .Ne disa raste mund te dale nje pervoje e dobishme ti ndani shqetesimet tuaja me familjare por edhe me profesioniste.

Nga se shkaktohen luhatjet e humorit gjatë shtatëzanisë ?

Ndryshimet e  humorit gjatë shtatzënisë mund të shkaktohen nga streset fizike , lodhja, ndryshimet në metabolizmin tuaj , ose nga hormonet estrogjen  dhe progesteron.

Ndryshime të rëndësishme në nivelin tuaj të hormoneve mund të ndikojë  ne luhatje te nivelit te neurotransmetuesve si serotonina , të cilat janë pergjegjese per  rregullimin e  gjendjes tuaj emocionale .

Luhatjet e humorit jane me te shprehura gjatë tremujorit të parë mes javes se  6 dhe 10 te shtatzanisedhe pastaj përsëri në tremujorin e tretë kur  trupi juaj po përgatitet për lindjen .

Çfarë duhet të bëni në lidhje me luhatjet e  humorit ?

Është e rëndësishme për të kuptuar se ju nuk jeni vetëm, keto ndryshime te humorit janë vetëm një aspekt tjetër i përvojës se shtatzënisë . Duke e ditur se çfarë jeni duke përjetuar deri diku mund të ju ndihmojë të përballeni me gjendjen tuaj.

Lista e mëposhtme përfshin disa mënyra për të menaxhuar nivelin e stresit tuaj:

  1.  Flini gjume mjaftueshem
  2. Merrni një pushim gjatë ditës për t’u çlodhur
  3. Beni aktivitet te  rregullt fizik
  4. Hani ne menyre te shendetshme
  5. Kaloni kohe me partnerin tuaj
  6. Dilni per nje shetitje
  7. Hani darke me nje mik

Kur duhet të kërkoni ndihmë profesionale ?

Nëse luhatjet e humorit tuaj zgjasin më shumë se dy javë atehere eshte e nevojshme marrja e nje mendimi profesional.  Më shumë se 11 milion gra amerikane preken nga depresioni gjate shtatzanise dhe pas lindjes çdo vit .

Disa nga simptomat e depresionit janë:

Ankth të përsëritura dhe nervozizëm
Crregullime të gjumit
Ndryshimi në zakonet e të ngrenti
Paaftësia për t’u përqëndruar në asgjë për shumë kohë
Humbja e kujtesës afatshkurtër

Nëse luhatjet e  humorit tuaj  bëhen më të shpeshta dhe intensive , është e rëndësishme që ju të flisni me mjekun tuaj në lidhje me mundesite qe duhet te ofrohen per te mjekuar keto shqetesime./omi.al

Shpërndaje në rrjete sociale