Livanda është shkurre mesdhetare që gjithashtu lulëzon në pjesët e Europës Jugore, Australi, Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara.
Për të përgatitur çaj livandoje, lulet e thata duhet të lihen në ujë për 10 minuta, shkruan koalb.com. Por, ja pse duhet të konsumoni të paktën një herë në ditë çaj livande.
Trajton mostretjen
Mostretja karakterizohet me vjellje, dhimbje barku dhe me ndjesi djegie në barkun tuaj dhe zakonisht është shenjë e problemeve sikuse është ulcera. Konsumimi i çajit lavender mund të ndihmojë në lehtësimin e çrregullimeve nervore të zorrëve. Kjo është për shkak se çaji lavender përmban vajra esenciale të cilat kanë efekt qetësues në stomak. Sipas në studimi të publikuar nga Univeristeti i Parmës i publikuar në vitin 2014 thuhet se vaji i lavanderit ndihmon personal që vuajnë nga ulcera gastrike.
Trajton pagjumësinë
Pagjumësia është një ndër gjendjet më të bezdisshme prej të cilës vuajnë shumë njerëz në botë, shkruan koalb.com. Zakonisht pagjumësia shkaktohet nga stresi, ankthi dhe depresioni. Sipas një studimi të publikuar nga një Univeristet në Korenë Jugorë, aroma e lavanderit trajton depresionin dhe pagjumësine, sidomos te femrat. Në studim janë përfshirë 42 femra të cilat kishin raportuar se vuajnë nga pagjumësia. Aroma e çajit lavender ndihmon në trajtimin e pagjumësisë, kanë theksuar autorët e studimit.
Trajton migrenën
Konsumimi i çajit lavender liron vajra esenciale që ndihmojnë në lehtësimin e migrenës. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Mashhad është gjetur se vetëm marrja erë e vajit esencial të livandos ndihmon shumë në trajtimin e migrenës. /Koalb.com
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë