Shumica e njerëzve kur mendojnë për kalciumin në ushqim, e para që u bie në mend është qumështi.
Megjithatë, sa kalcium i nevoitet trupit tonë? Është rekomanduar se njerëzit në mes moshës 19 deri në 50, kanë nevojë për 1,000mg në baza ditore.
Njerëzit mbi moshën 50 vjeç duhet të marrin 1200mg kalcium, ndërsa gratë që janë në kohë të menopausës dhe që nuk marrin tableta hormonale, duhet të marrin 1500mg në ditë, transmeton portali arbresh.info
Një gotë qumësht përmban 300mg kalcium dhe është shumë i shëndetshëm nëse pihet të paktën një gotë në ditë, por kalciumi mund të gjindet edhe nëpër ushqime tjera.
Lakra Jeshile
Lakra jeshile përmban shumë vlera ushqyese. Nëse duam që të kërkojmë ushqim që përmban kalcium, lakra jeshile është e para. Me lakër jeshile, ju konsumoni rreth 315mg kalcium, që do të thotë, përmban kalcium më shumë se sa qumështi.
Spinaqi
Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit. Lëngu i spinaqit, përmba 244.80 mg kalcium, që i bie të jetë shumë afër vlerës së qumështit. Përveq kalciumit, spinaqi përmban edhe 84% vlera ushqyese të magneziumit.
Farat e susamit
Duket e pa besueshme, por farat e susamit janë një tjetër ushqim që përmban vlera të larta të kalciumit. Farat e susamit përmbajnë 351mg kalcium, sa një gotë qumësht. Farat e susamit, mund ti përdorni me sallatë jeshile dhe vlerat ushqyese vetëm sa do të rriten./Arbresh.info
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...