Gjinekologët deklarohen të pafajshëm për vdekjen e pacientes në Gjilan

15:29 | 30 Qershor 2016
Arbresh.info

Është mbajtur seanca e parë dëgjimore për tre mjeket e akuzuara, gjinekologe të Spitalit Regjional të Gjilanit.

Për këto të fundit është ngritur aktakuzë me dyshimet se nga pakujdesia dhe neglizhenca mjekësore dërguan deri në vdekjen e pacientes Arbenita Spahiut, e cila kishte gjakderdhje pas lindjes së foshnjës së saj.

Mjeket e akuzuara – Maxhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjosa Kosumi, folën para gjykatës, në seancën e sotme duke refezuar të pranojnë fajin për vdekjen e pacientes së tyre 27 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë prokurori i shtetit Arben Ismajli ka lexuar aktakuzën, e pas kësaj seance pritet ankesë nga ana e avokatëve të të akuzuarave brenda 20 ditësh.

Pacientja 27 vjeçare nga Gjilani kishte ndërruar jetë vetëm pak orë pasi kishte lindur beben e saj të gjinisë mashkull në Spitalin e Gjinekologjisë në Gjilan.

Shpërndaje në rrjete sociale