Selinoja (lat. Apium graveolens L.) e njohur edhe si selin, selini me erë të rëndë (Korçë) është bimë barishtore shëruese.
Nga grekët e njohur si sélinon, nga romakët e quajtur apium, kjo bimë i dedikohej Zotit të nëntokës. Selinoja mbillej në afërsi të varrezës dhe e rrethonte atë me gjethet e saj. Në kohën e Egjiptit të vjetër fletat e selinojës së egër, dhuroheshin në raste vdekjeje.
Ilaç ndaj artritit dhe përdorim për humbje peshe
Farat e selinosë kanë një efekt anti-inflamator dhe janë përdorur si një ilaç plotësues gjatë trajtimit konvencional të artritit reumatoid. Mjekësia e lashtë tradicionale në Indi përdorte fara selinoje për simptomat e artritit reumatoid.
Përdorimi i farës së selinosë në tableta për lehtësimin e dhimbjeve u përshkrua nga Aulus Cornelius Celsus ca. 30 pas Krishtit. Farat e selinosë përmbajnë një kompleks të quajtur 3-N-butyl-phthalide, që ndihmon kundër presionit të ulët të gjakut në zemër. Selino është e vlefshme në dietat për humbje të peshës. Farat e selinosë janë gjithashtu një burim i madh i kalciumit, dhe janë konsideruar si një e mirë alternative për produktet e kafshëve.
Kur duhet të shmanget
Doza të mëdha të farërave të selinosë duhet të shmangen gjatë shtatzënisë, sepse mund të veprojnë si nxitës i mitrës. Selinoja është në mesin e një grupi të vogël të ushqimeve (kryesuar nga kikirikët) që provokojnë reagime të rënda alergjike. Ndaj, nëse jeni alergjikë ndaj selinosë, më mirë ta shmangni.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...