Kryeministri Zoran Zaev sot shprehi kënaqësi të madhe për vendimin e djeshëm për marrjen e datës për bisedime me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2019.
Duke marrë parasysh se në maj të vitit 2019 janë zgjedhjet në Kuvendin Evropian, vendimi i BE-së është plotësisht në përputhje me pritjet tona. Jemi të lumtur dhe të motivuar, tha Zaev sot para fillimit të fjalimit në Seminarit e 98 të ROS-ROT në Kuvend.
Ai i falenderoi të gjitha vendet anëtare në Bashkimin Evropian për këtë vendim motivues për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Posaçërisht më vjen mirë që fqinjët tonë, Bullgaria dhe Greqia kishin diskutime dhe luftuan për këtë vendim të dëshiruar për Maqedoninë dhe për Shqipërinë”, deklaroi Zaev.
Ai gjithashtu e uroi Shqipërinë për vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të BE-së në Luksemburg.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave