Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në panelin për drejtësi në Evropën Juglindore ka folur për sundimin e shtetit ligjor dhe për reformat në gjyqësi, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Shoqëri për të gjithë’ është një koncept që mbi të gjitha do të ndërtohet në themelet e drejtësisë, reformave në gjyqësor dhe jetë të re. Jam thellë i bindur se ne të gjithë kemi vullnet për të ndryshuar gjendjen dhe për të bërë që sistemi gjyqësor të funksionojë” tha Zaev.
Deklaratat e Zaev vijnë menjëherë pas presionit qytetar për rastin e Almir Aliut dhe lirimin nga paraburgimi të Boban Iliqit nga burgu me preteks se ka qenë aksident e jo vrasje me paramendim.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4