Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp, pas takimit me përfaqësuesit e ASH-së dhe AAA-së, tha se sot kanë diskutuar për Ligjin për shtetësi dhe jo për regjistrimin.
Zaev tha se ditët në vazhdim do të punojnë intensivisht që të arrihet tek një zgjidhje e qëndrueshme sa i përket çështjes së personave pa nënshtetësi.
Ndërsa i pyetur për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, ai u shpreh optimist se dhe opozita shqiptare do ta mbështesë atë, duke shtuar se për këtë janë 2/3 e deputetëve. Zaev gjithashtu tha se i ka edhe numrat për votim me badenter.
“Në temën e regjistrimit sot nuk biseduam. Temë e bisedimeve të sotme ishte tema e shtetësisë, që ata qytetarët si të pajisen me shtetësi. Unë pres që Aleanca për Shqiptarët të jep mbështetje për shtyrjen e regjistrimin. Kemi vazhdimësi për regjistrimin e diasporës. Qëllimi jonë është që të gjithë të qëndrojmë prapa ligjit. Unë dje kam biseduar me partinë më të madhe opozitare dhe arritëm që të merremi vesh për shtyrje të regjistrimit”, tha Zaev./Telegrafi/
Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inaugu...
Rama shkon në komunë, e pret betimi për mandatin e dytë
Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovë...
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta