Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sharec, në të cilin janë konfirmuar marrëdhënien e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve si bazë për bashkëpunim më intensiv ekonomik.
Delegacioni i Qeverisë së RMV-së, i udhëhequr nga Zaev, bashkë me bashkëshorten Zorica, zv/kryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministren për Investime të Huaja, Zorica Apostollska, por edhe biznesmenë, janë pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri slloven Sharec, si pjesë e programit të vizitës zyrtare, kumtojnë nga Qeveria.
Kryeministri Zaev e ka njoftuar kryemistrin Sharec me situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, për mbarimin e procesit zgjedhor, rrjedhën e reformave, dhe pritjen për hapjen e bisedimeve për kapitujt nga Komisioni Evropian.
Në atë drejtim, kryeministri Zaev ka theksuar se për vendin tonë është me rëndësi të veçantë që Sllovenia të vazhdojë fuqishëm ta përkrahë Maqedoninë e Veriut në fazën e hyrjes në NATO dhe BE, duke e pasur parasysh që Sllovenia ka rëndësi të konsiderueshme në BE, njofton Portalb.mk.
Në takim mes dy kryeministrave janë ndarë pritjet pozitive nga Forumi i Biznesit nën organizim të odave ekonomike të Maqedonisë së veriut dhe Sllovenisë.
Sipas programit nga vizita zyrtare, delegacioni i RMV-së në krye me Zaevin, do të takohen edhe me presidentin slloven, Borut Pahor dhe me kryeparalamentarin, Dejan Zhidan.
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...
ShBA pezullon lotarinë amerikane