Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në debat me kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i përmendi 11 vitet qeverisje të OBRM-PDUKM-së, ku sipas Zaevit, sundonte frika dhe pakujdesi ndaj shëndetësisë.
“E dinë punonjësit shëndetësor kush kujdeset për ato. E dinë se çdo vit do t’u rriten pagat për 10%. Për këtë shkak i mbajmë këtu, dhe jo kur ju qeverisnit dhe të gjithë ikën jashtë”, tha Zaev.
Zaev ju përgjigj akuzave të Mickoskit se LSDM po e fut në borxh Maqedoninë e Veriut.
“Nëse duhet edhe më tej do të marrin kredi do do t’u ndihmojmë qytetarëve. Me paratë që i huazuam dhe dhamë kartela pagesore, lëshuam vauçerë, për këtë shkak kemi marrë kredi, që populli ta ketë më lehtë, dhe jo të ndërtojmë përmendore dhe fasada”, tha Zaev.
Zaev tha se janë anuluar tatimet dhe janë ndihmuar të papunët dhe se 25 milionë euro janë dhënë grante për ekonominë e Maqedonisë.
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...