Shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedonia ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Siç thonë nga qeveria, për të ardhmen e të dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që na çojnë deri tek zgjidhja e çështjes së vetme të hapur mes dy vendeve. Jam i bindur se kjo qasje do të sjell zgjidhje, e cila do të jep argument të pranueshme për institucionet në të dy vendet, si dhe opozitës, të pranojnë se ajo do të jetë e dinjitetshme edhe për Maqedoninë dhe Greqinë”, ka thënë Zaev në takim me Kotzias.
Ai më tej në takim ka thënë se qytetarët e Maqedonisë dhe të Greqisë presin që të zgjidhet kjo çështje.
Ndërsa nga ana tjetër Nikos Kotzias, ka thënë thënë se e tashmja dhe e ardhmja kërkojnë zgjidhje të kontestit.
“Greqia si vend anëtare e NATO-së dhe BE-së, me traditë më të vjetër demokratike në rajon, ka përgjegjësi të madhe për zgjidhjen e kësaj çështje dhe duhet të gjendet kompromis për të dyja palët”, ka thënë Kotzias.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë dje zbriti për herë të parë në aeroportin e Shkupit, ndërsa sot realizoi takim me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov.
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...