Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbajti fjalim para Kuvendit Federal të Federalistëve të rinj evropian, që dje u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke i përshëndetur të pranishmit, kryeministri Zaev theksoi se është kënaqësi të shohë numër aq të madh të të rinjve aktiv në politikë nga tërë Evropa të mbledhur në Maqedoni, në një Kuvend ku do t’i përcaktojnë politikat e tyre dhe rezolutat që do t’i dorëzojnë në Parlamentin Evropian.
Zaev tha se përfshirja e drejtpërdrejtë e të rinjve në krijimin e politikave dhe se angazhimi politik është bazë për përparim të bashkësive demokratike të cilat janë në garë për avancim të vazhdueshëm.
“Përkrahja juaj për dalje nga kriza politike dhe çlirim të shtetit të robëruar ishte përgjigje edhe ndaj sulmeve ndaj shoqërisë qytetare. Guxim, dinjitet dhe vlerë është të mbahet qëndrim i tillë. Ju, të nderuar të rnj treguat se ia vlen të mundohesh”, tha Zaev duke shprehur falënderimet e tij për orvatjet e rinisë në mbajtjen e vlerave evropiane të Maqedonisë./Telegrafi/
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...