Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga rruga e saj evropiane, por do të shkojë në Moskë më 9 maj.
Ai tha se ia ka dhënë fjalën Putinit që do të vizitojë Moskën më 9 maj.
“Jam gati të pranoj çdo lloj sanksioni. I thashë Putinit se do të shkoj në Rusi më 9 maj, jam i obliguar nga fjala ime e dhënë. Askush tjetër nuk duhet të shkojë dhe të vuajë, unë do të shkoj, përveç nëse nuk e di se çfarë ndodh ose nuk e di se çfarë kërcënimi i drejtohet Serbisë” tha Vuçiq.
“Serbia do të mbetet në rrugën evropiane edhe pas kësaj, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, sepse ky ishte edhe një premtim i bërë para zgjedhjeve”, shtoi tutje ai.
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, e viziton Moskën javën e ardhshme.
Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiqit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.
Vuçiq ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.
Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...