Thaçi kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, shqiptarët i fton të ruajnë qetësinë

13:30 | 9 Maj 2015
Arbresh Info

Partia Demokratike Shqiptare deklaron se me vëmendje është duke ndjekur zhvillimet në Kumanovë dhe apelon qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve.

“Partia Demokratike Shqiptare, konform pozicionit momental politik që ka si opozitë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë, që me veprimet e tyre në asnjë mënyrë të mos cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve”, shkruan në komunikatën e partisë së Menduh Thaçit.

Partia Demokratike Shqiptare në këto momente krize ka thënë se ajo ka potencialin dhe aftësinë politike që pakënaqësitë e akumuluara t’i artikulojë me metoda politike dhe ti mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe apelon që shqiptarët të mos bëhen pjesë e skenarëve të individëve dhe grupeve të ndryshme me agjendë dhe qëllime të cilat nuk përkojnë me metodat me të cilat shqiptarët do të donin të zgjidheshin problemet e tyre.

“Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy në këtë situatë me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës”, apelon PDSH./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale