Nga informacionet e para që vijnë nga operacioni që po zhvillohet në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge (jozyrtarisht 1,3 ton) janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.
Ndërsa informacionet e para jozyrtare thonë se droga është kapur në brendësi të një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër (Shqipëri) dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.
Informacionet e para po ashtu thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Kolumbia (Amerika e Jugut) në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Kamioni është me targa të Maqedonisë dhe gjendet i bllokuar nga policia në magazinën e frutave në Krushopek të Sarajit.
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Senegalit uron Pavarësinë e Kosovës
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...