Serbia padit aktivisten e të drejtave të njeriut, sepse e përkujtoi Srebrenicën

19:25 | 7 Shkurt 2016
Arbresh.info

Kur ajo filloi të shkruante postimet në Facebook duke u bërë thirrje njerëzve t’i bashkoheshin një përkujtimoreje të improvizuar në kryeqytetin serb në 10 korrikun e kaluar për të shënuar 20 vjetorin e masakrave të Srebrenicës, Mitiç – drejtoresha e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut me bazë në Beograd, YIHR – nuk mund ta kishte imagjinuar se disa muaj më vonë ajo do të akuzohej për shkelje ligji.

Gjithçka që dëshironte të bënte, tha ajo, ishte të nderonte më shumë se 7,000 burrat dhe djemtë boshnjakë nga Srebrenica që u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në korrik 1995.

“Ata nuk mund të na ndalojnë të përkujtojmë gjenocidin. Ne nuk do të heshtim për këtë,” shkroi ajo në Facebook në atë kohë.

Mitiç ishte një nga organizatoret e një eventi të quajtur #sedamhiljada, e cila kishte për qëllim të mblidhte në mënyrë simbolike 7,000 njerëz – shifër e cila përfaqëson numrin e përafërt të vdekjeve në Srebrenicë – jashtë ndërtesës së parlamentit në Beograd vitin e kaluar.

Por pastaj Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsa Stefanoviç i ndaloi tubimet e planifikuara për 20-vjetorin e masakrës më 11 korrik, duke cituar rreziqet e sigurisë.

Stefanoviç tha se ai duhet të merrte masa “ për të garantuar paqen dhe sigurinë”, sepse shumë grupe të krahut të djathtë po përpiqeshin të mbanin tubime në të njëjtën kohë – përfshirë edhe ai akuzuari për krime lufte dhe lideri i partisë nacionaliste Vojisllav Sheshel.

Javën e kaluar, Mitiç u akuzua për kundërvajtje nga ana e Ministrisë së Brendshme, e cila pretendon se ajo shkeli ligjin duke organizuar një tubim publik pa njoftuar paraprakisht autoritetet përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale