Rusia nuk është kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe as bisedimeve ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, por e vë në pikëpyetje se sa është legjitim ky proces, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Gjatë një konference për media në Moskë, Lavrov tha se Rusia shtron pyetjen se “deri në çfarë mase marrëveshja për emrin e Maqedonisë është rezultat i përpjekjeve të dy vendeve dhe popujve për të gjetur një zgjidhje kompromisi” dhe deri në çfarë mase, është rezultat i “përpjekjeve të SHBA-së që të gjitha vendet e Ballkanit të hyjnë në NATO sa më parë” për të ndaluar çfarëdo ndikimi i Rusisë në rajon, transmeton REL.
Sipas Lavrov, për emrin e Maqedonisë nuk u vendos në nivelin që e kërkon Kushtetuta e Maqedonisë.
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë...
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...