Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Gjermanisë, Michael Roth deklaroi në Shkup se Prokuroria Speciale Publike (PSP) duhet patjetër të vazhdojë me punë.
Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë PSP-ja të integrohet brenda sistemit të rregullt gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Roth tha se pa mbështetje publike, ky proces nuk do të jetë i suksesshëm për të dy palët.
Në lidhje me çështjen e emrit, Roth tha se zgjidhja duhet të ndodh këtë vit, duke shtuar se kjo mund të arrihet, pasi që të dy palët kanë shprehur vullnet, kurse ndërmjetësi Nimetz luan rolin kyç.
Sipas tij, të dy qeveritë janë konstruktive dhe fleksibile.
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...