Pas publikimit të provave të para të përgjimit të funksionarëve të lartë në Maqedoni nga lideri i opozitës, Zoran Zaev nga Prokuroria Publike, as sot nuk ka përgjigje. Poashtu nuk ka përgjigje edhe ndaj reagimeve të ambasadës amerikane dhe asaj britanike.
Prokuroria heshtë me ditë dhe nuk dalë me qëndrim të qartë, lidhur me atë se çfarë duhet të publikojnë mediat, dhe çfarë jo, pas ndalesës së saj kërcënuese, se mediat duhet të mos transmetojnë ato që mund të përbëjnë lëndë hetimore për rastin “Puçi”.
Në kërkesën e gati një jave më parë, Prokuroria iu referohej ligjit për Prokurorinë Publike dhe Ligjit për Ligjit për Procedurë Penale. Pas kësaj, edhe ambasada amerikane, dhe ajo britanike në Shkup, shprehën shqetësimin duke thënë se Prokuroria duhet të qartë, pasi në formë të tillë, ajo po ndërhynë në fjalën e lirë dhe raportimin e medias.
Për herë të parë në Maqedoni, prokuroria shkel lirinë e mediave për të raportuar lirshëm për ngjarjet që ndodhin. /zhurnal/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...