Padi penale kundër një punonjësi në MPB për ryshfet të një dëshmitari

15:14 | 5 Shkurt 2016
Arbresh.info

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur aktakuzë kundër një punonjës të Ministrisë së Brendshme për ndikim të paligjshëm mbi dëshmitarët.

“Është konstatuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale që ngarkohet me akuzë, gjegjësisht duke ofruar ryshfet për të ndikuar tek një person, dhe me këtë mënyrë personi të paraqitet si dëshmitarë në proceset gjyqësore dhe për të bërë deklaratën në drejtimin e caktuar”, thonë nga Prokuroria./TetovaSot/

Shpërndaje në rrjete sociale