Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka reaguar ndaj politikave të pushtetit, gjegjësisht LSDM-së për ekonominë.
“Qeveria e LSDM-së ekonominë e Maqedonisë po e çon drejt kolapsit. Zaev dhe LSDM po shkapërderdhin paratë e qytetarëve, të cilët janë viktimë e politikave të gabuara të kësaj qeverie të paaftë. Përderisa vendet e Evropës, veçanërisht ata të rajonit shënojnë rritje ekonomike, LSDM dhe Zaev e kanë forcuar ekonominë e vendit me rritje prej 0 për qind”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata më tej shtojnë se në kushte kur qytetarët çdo ditë varfërohen, qeveria defokuson opinionin me akuza të montuara drejt funksionarëve të tyre./Telegrafi/
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Senegalit uron Pavarësinë e Kosovës
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...