Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE Federica Mogherini ka deklaruar se BE i ka prioritet vendet e Ballkanit, duke ofruar asistencën e saj për të kaluar situata të ndryshme. E pyetur për krizën politike në Maqedoni, ajo ka garantuar se do të ketë mbështetjen e duhur për të ruajtur stabilitetin.
“Vendet e Ballkanit i kemi prioritet, kemi dhënë ndihmë për të kaluar situata të ndryshme. Do të bashkëpunojmë për të mbështetur Maqedoninë për të pasur një situatë sa më të qetë atje”- tha Mogherini.
Ndërsa komisioneri i BE për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim për Zgjerimit, Johannes Hahn u ka bërë thirrje liderëve maqedonase se duhet të ndjekin standardet e duhura të punës në Parlament dhe se duhet të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias.
Lidhur me liberalizimin e vizave Johannes Hahn theksoi se ky proces do të varet nga ecuria nga vendet përkatëse./albeu
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...