“Kërkojmë zgjedhje që populli me votën e tij të vendos për rrjedhën e kësaj çështje kombëtare”, thotë lideri i opozitës Greke Kyriakos Mitsotakis duke biseduar për marrëveshjen e Prespës.
Ai edhe një herë përsëriti se ata janë kundër marrëveshjes së Prespës, për të cilën tha se është arritur pa pjesëmarrjen e Kuvendit të Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne nuk do të ratifikojmë marrëveshjen dhe kërkojmë zgjedhje, pikërisht sepse sa më parë duhet t’i vihet fund punëve të përfunduara, të cilat, për fat të keq për çdo ditë dalin dhe do të vazhdojnë të dalin në muajt e e ardhshëm që të mund populli grek, me votën e tij të vendos për rrjedhën e kësaj çështjeje kombëtare”, tha Mitsotakis.
Siç raportojnë nga AIM, Kryetari i partisë opozitare “Demokracia e Re” edhe njëherë drejtoi kritika të ashpra dhe akuza të ashpra nda qeverisë së Greqisë për arsye se, Siç tha “shmangie të gjuhës maqedonase dhe identitetit”, por edhe për shkak të pozitës së Panos Kammensoit./Telegrafi/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...