Do të nxjerrim një përmbledhje nga debati publikë për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe nëse ajo është nga opinioni i ekspertëve është i pranishëm në tekst, nuk shikoj pse mos e mbështesim, ndërsa ky ligji i vjetër-ri në asnjë mënyrë nuk do ta mbështesim, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Ta dëgjojmë debatin publikë, të shikojmë se çka do të bisedojmë, të nxjerrim një përmbledhje nga e gjithë ajo që është e thënë. Nëse kjo, si opinion i ekspertëve, theksohet në tekst të zgjidhjes ligjore, të Ligjit për Prokurorinë Publike, atëherë ne si OBRM-PDUKM të gjithë atë do ta mbështesim dhe nuk shikoj arsye pse mos jetë kështu.
Por, kështu siç është propozimi, ne si OBRM-PDUKM, këtë ligj të vjetër-ri as që kemi për qëllim, por as që na bie në mendje që ta mbështesim, sepse nuk duam të mbështesim edhe një amnisti dhe falje të politikanëve nga e kaluara”, tha Mickoski. /telegrafi
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj