Maqedonia është radhitur e 43-ta në listën e vendeve, pasaportat e të cilëve sigurojnë udhëtimin më të lehtë, sipas radhitjes së bërë nga “Neley Passport Index”, për vitin 2019.
Me pasaportën e Maqedonisë lirshëm pa viza mund të udhëtohet në 125 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga vendet e rajonit, pasaportë me të cilën mund të udhëtohet më lehtë është Greqia e cila është vendin e shtatë, Sllovenia në vendin e 11-të, Bullgaria 19, Kroacia e 20-ta, Serbia në vendin e 40-të për të vazhduar me Malin e Zi në vendin e 45, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 49-të, Shqipëria në vendin e 50-të dhe me radhitjen më të dobët është pasaporta e Kosovës në vendin e 90-të.
Pasaportë më të fuqishme ka Japonia ndërsa pas saj janë Singapori, Korea e Jugut, Franca dhe Britania e Madhe.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu