Mbyllet vendvotimi në Tërnoc, komisionerët shqiptarë e serbë përplasen verbalisht

21:08 | 27 Maj 2022
A Z

Tashmë është mbyllur vendvotimi numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit, ku në minutat e fundit është vërejtur numër më i madh i votuesve në Tërnoc të Bujanocit.

Sipas komisionerëve, numri i daljes së votuesve në zgjedhje është rreth 600 sosh, ku nuk është raportuar ndonjë incident gjatë ditës, ndërsa në orët e fundit ka pasur një përplasje mes komisionerëve serbë e shqiptarë, pasi sipas komisionerëve shqiptarë, ata serbë kanë provuar ta ndërprenë procesin e votimit.

Kjo pasi komisionerët serbë kanë thënë se janë dëmtuar llambat e verifikimit dhe kjo gjë nuk është lejuar nga komisionerët shqiptarë, të cilët janë përplasur verbalisht.

Një incident tjetër i vogël ka ndodhur edhe pak para përfundimit, ku sipas komisionerëve shqiptarë, ky ka ndodhur për shkak të zhagitjes së procesit të votimit, të cilin e kanë shfrytëzuar votuesit e fundit në Tërnoc të Bujanocit.

Shpërndaje në rrjete sociale