Ditëve të fundit pas vendimit të gjykatës për grupin e Kumanovës, kanë nisur të përhapen lajme të ndryshme për ekzistimin e një grupi të armatosur që nga Kosova është drejtuar për në Maqedoni që sipas të njëjtave lajme të kërkojnë drejtësinë për grupin e Kumanovës por në mënyrë të ‘dhunshme’.
Sipas të njejtit lajm që po bën xhiron në rrjetet sociale, një grup i madh i armatosur deri në dhëmbë po bëhet gati të futet në Maqedoni, por e gjithë kjo është thjeshtë një gënjeshtër e trilluar.
Ndërkohë që Agjencia e lajmeve Zhurnal për të mësuar të vërtetën ka kontaktuar edhe Ministrinë e punëve të brendëshme pasiqë ditëve të fundit ka nisur të përhapet panikë e madhe tek popullata e sipas këtyre burimeve brenda sektorit të sigurisë, lajmet janë thjeshtë gënjeshtra.
“Këto janë thjeshtë gënjeshtra të kulluara që të mblidhen sa më shumë njerëz nëpër protesta të organizuara në vende të ndryshme, janë madje edhe gënjeshtra të portaleve të ndryshme joprofesionale të cila për klikime bëjnë lajme dhe shpërndajnë”, thonë ata.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave