Policia e Strugës ka dëbuar 11 shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë qëndruar në një bujtinë të improvizuar te deponia në Strugë.
Ekziston edhe mundësia se janë të lidhur edhe me zjarrin te deponia, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme-Ohër, shkruan telegraf.
”Më 25 e këtij e muaji, shërbimi policor i ka hasur 11 shtetas shqiptarë te deponia në Strugë, ku ka ka pasur bujtinë të improvizuar, ku edhe kanë mbledhur hedhurina plastike. Të njëjtën ditë, për shkak të asaj se mund të jenë të përfshirë me rastin e zjarrit në Strugë, janë marrë në pyetje nga stacioni policor në Strugë’, thonë nga policia.
Përshkak të qëndrimit ilegal dhe konfimimit ilegal për punë, kompetentët u ka shqiptuar ndalesë për hyrje në Maqedoni në periudhën prej një viti. Të gjithë 11 personat, informohet, janë dërguar deri në kalimin kufitar.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...