Milan Mojsiloviq nga dje është emëruar edhe zyrtarisht shef i Ushtrisë së Serbisë nga presidenti, Aleksandër Vuçiq. Mirëpo, çfarë qëndrimi ka numri një i ushtrisë për Republikën e Kosovës.
Sa shërbeu si kryetari i grupit këshillimor ndërkombëtar në Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë RACVIAC, Mojsiloviqit i kishte bërë ftesë Prishtinës zyrtare për të marrë pjesë në forumin e saj.
Kjo ceremoni ishte mbajtur në vitin 2014 duke u bazuar në përputhje me marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve rajonale dhe ndërfqinjësore.

“Republika e Serbisë është deklaruar se pjesëmarrja e Kosovës duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjes për përfaqësim dhe bashkëpunim në përputhje me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Pjesëmarrja e Kosovës nuk kanë të bëjnë me forcat e sigurisë rajonale”, kishte deklaruar numri një i ushtrisë serbe.
Ndryshe, Beogradi është një nga nënshkruesit e marrëveshjes për themelimin e RACVIAC dhe me nënshkrimin e dokumentit themeltar është shteti i pestë që ka ratifikuar këtë dokument në Kuvendin e saj./indeksonline
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...