Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 91-të, në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë.
Në seancë plenare deputetët do të debatojnë edhe për më shumë propozim ligje dhe plotësime, mes të cilave edhe për Ligjin për furnizimet publike në procedurë të shkurtuar, ligjet për akomodim dhe për marrëdhënie pune në lexim të parë.
Kuvendi do të debatojë edhe për propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për sistemin hekurudhor, lundrim të brendshëm, varrezat dhe shërbimet komunale, veprimtaritë komunale, për pastërtinë publike, për ndërtimin… të gjitha në lexim të parë.
Seancë do të mbajë edhe Komisioni për punë dhe politikë sociale, i cili do të debatojë për Propozim ndryshimet e Ligjit për të drejtat e invalidëve të luftës, anëtarët e familjeve të tyre dhe anëtarëve të familjeve të luftëtarëve të rënë dëshmorë dhe për ndryshimet e Ligjit për pengimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, të dy në lexim të parë.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë