Dënimi i pjesëtarëve të grupit të Kumanovës me 746 vite burg dhe 8 personave me burgim të përjetshëm, ka nxitur reagime në opinion.
E për këtë po kërkohet edhe hetim të rastit nga ekspert ndërkombëtarë.
Por kush duhet të nxisë ose marrë nismë për një gjë të tillë?
Sipas ekspertes të së drejtës penale Besa Arifi, kjo mund të bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Interpolit, shkruan tv 21.
“Unë me këtë formë të hetimit ndërkombëtar do të kisha kuptuar që të krijohen ekipe të përbashkëta hetimi nga prokurorë të Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nga forca policore të të dy vendeve në mënyrë që të shkëmbejnë informata lidhur me këtë rast. Mënyra e dytë është përmes asaj që Maqedonia është anëtare e Interpolit dhe duke u nisur nga kjo, ajo ka të drejtë që të kërkojë ekspertizë nga Interpoli që të dërgojnë ata ekipet e tyre të ekspertëve hetues që tu ndihmojnë autoriteteve vendase të punëve të brendshme për një hetim më të mirëfilltë lidhur me këtë rast”, tha Besa Arifi, eksprete e së drejtës penale.
Ministri i Drejtësisë, Bylent Saliu theksoi se do të angazhohet që të ndihmojë në zbardhjen e tërësishme të të gjitha rasteve për të cilat ekzistojnë dyshime për gjykime të padrejta.
“Në përputhje të programit qeveritar të RM-së për të gjitha rastet për të cilat ekzistojnë dyshime bazë për parregullsi përkatësisht për rastet të cilat deri më tani nuk janë zbardhur plotësisht, qeveria në to do të kyç ekspertë ndërkombëtarë në sfera të caktuara me qëllim të zbradhjes së të njëjtave. Ministria e drejtësisë në bazë të ingerencave të saja si pjesë përbërëse e qeverisë në mënyrë aktive do të ndihmoj në këto procese”, u shpreh Bylent Saliu, Ministër i Drejtësisë.
Përveç palës mbrojtëse dhe familjarëve, hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e trimave”, kanë kërkuar edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni, por edhe në Kosovë. Së fundmi këtë e ka kërkuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...