Kryeministri Zoran Zaev për sot ka paralajmëruar takimin me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) duke shpresuar se mund të ketë arrihet një zgjidhje për rritjen e rrogave. Ai këtë e bëri të ditur dje në seancën pyetje e deputetëve për Qeverinë, përcjellë INA.
“Nesër kam takim së bashku me ta, besoj se do të gjejmë zgjidhje edhe atë falë kësaj që Buxheti ka përcaktuar para dhe ka resurse personale pikërisht nga paratë e qytetarëve pa asnjë denar huamarrje. Kjo që deri më tani është ofruar e kalon pagën mesatare, pagën më të ulët mesatare në arsim të jetë më e madhe nga paga mesatare në shtet. Besoj se do të gjindet zgjidhje midis mësuesve, arsimtarëve, profesorëve, të përfaqësuar përmes SASHK-ut dhe sindikatave të tjera dhe ministrit të Arsimit”, shtoi Zaevi.
Sipas tij, VMRO-DPMNE 11 vjet ka bërë rritje prej dhjetë për qind dhe është fakt se për dy vjet e pesë muaj kjo Qeveri ka bërë rritje prej dhjetë për qind apo në mënyrë kumulative 10,8 për qind. SASHK ka paralajmëruar se nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për rritjen e rrogave për 25%, atëherë ata më 11 nëntor do të startojnë me grevën e përgjithshme./ina
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...