Kryeministri Gruevski dorëzoi dorëheqjen në Kuvend

12:18 | 15 Janar 2016
Arbresh.info

Në funksion të tërheqjes, kryeministri, Nikolla Gruevski sot dorëzoi dorëheqjen deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

“Sot më është dorëzuar dorëheqja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Prej këtu, si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të veproj në pajtim me të drejtat dhe obligimet kushtetuese, ligjore dhe afariste. Njëherësh, duke i pasur parasysh obligimet e ndërmarra politike të liderëve të partive më të mëdha politike në Republikën e Maqedonisë në pajtim me marrëveshjen e 2 qershorit 2015 dhe protokollit të 15 korrikut 2015, si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do ta ndjek rezultatin e bisedave të sotme me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Shfaq shpresë se liderët politik të Republikës së Maqedonisë do të arrijnë t’i tejkalojnë sfidat midis tyre, ndërsa në funksion të zhvillimit të mëtejmë demokratik të Republikës së Maqedonisë. Besoj se në periudhën që pason do të bëhet edhe një hap përpara në plotësimin e obligimeve të marrëveshjes së arritur, ndërsa në funksion të stabilizimit të mëtejmë të ndodhive të përgjithshme në vend”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Shpërndaje në rrjete sociale