Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot do të qëndrojë në Shkup ku do të takohet me katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Rikujtojmë se dje eurokomisari ka dërguar një mesazh deri te partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.
Sipas letrës, Han do t’ua përsërisë se katër partitë janë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes duke përfshirë edhe “sigurimin e kushteve për zgjedhje kredibile sipas afatit që ata janë marrë vesh”.
Gjithashtu do t’ua rikujtojë se është e nevojshme edhe zbatimi “Urgjent i reformave prioritare”, për të cilat partitë gjithashtu kanë nënshkruar se do t’i bëjnë.
Dokumentin për zbatimin “Urgjent të reformave prioritare” e ka bërë Komisioni Evropian sipas raportit ekspert të Rajnhard Pribe.
“Dita e nesërme, 15 janari, është kyçe për Marrëveshjen e Përzhinos. Komisari për zgjerim, Johanes Han, i cili sot do të arrijë në Shkup, thotë që të gjitha çështjet kryesore të marrëveshjes patjetër duhet të zgjidhen sot ose më së vonti nesër”, shkruhet në letrën e Johanes Han-it, njofton Portalb.
Me këtë mesazh, ai shpreson se zgjedhjet mund të mbahen sipas marrëveshjes, pra me 24 prill.
“Ky 15 janar është afat kyç për marrëveshjen politike dhe zbatimin e saj e cila është e rëndësishme edhe për Qeverinë edhe për qytetarët e vendit. Presim që të gjitha elementet kryesore të marrëveshjes politike të zgjidhen para ose gjatë vizitës sime, me çka zyrtarëve të zgjedhjeve do t’u lejohet të organizojnë zgjedhje kredibile sipas kalendarit të paraparë me marrëveshjen politike”, shton Han. /Portalb
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...