Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencë për shtyp tha se “OBRM-PDUKM vazhdon të jetë mes qytetarëve, sot jemi në Kriva Pallankë ku kemi dalje të madhe të qytetarëve, të cilët kanë ardhur në aksionin “Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë”.
“Ajo që kishim rastin ta shohim këto ditë, me kohë paralajmëronim dhe apelonim Qeverisë kriminale të Zaevit se pa reforma të vërteta, Maqedonia nuk mund të lëvizë para”, tha Janushev, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Fatkeqësisht, në dëm të gjithë qytetarëve të Maqedonisë,u dënuan politikat e gabuara të Zoran Zaevit”, tha ai duke thënë se nuk do të habitet nëse fajin për këtë ia mveshin partisë së tij.
Megjiatë, shtoi Janushev, populli e din se çfarë po ndodh dhe se partia e tij do të vazhdojë me fushatën për, siç e thonë nga OBRM-PDUKM, rindërtimin e Maqedonisë.
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...