Problemi rreth çështjes së emrit është një problem i cili po pengon Maqedoninë prej një kohe të gjatë, dhe është pengesa e vetme për vendin tonë të bëhet pjesë e NATO-së.
Gjatë viteve ‘90, në disa koluare diplomatike, dhe takime të fshehta është hedhë si propozim që Maqedonia ta ndryshon emrin, dhe si opsion që në atë kohë erdhi nga pala greke, ishte që vendi të quhet “Sllavo Makedonija”.
Këtë e ka konfirmuar Nikollaus Grillakis operator kryesor i CIA-së për Ballkanin, në emisionin “Vo Centar” të Vasko Eftovit.
“Unë për herë të parë në Maqedoni kamë qenë në vitin 1992, dhe të gjitha takimet me liderët politik të Maqedonisë kanë qenë të fshehta.
Dhe gjatë këtyre takimeve e kemi përcjellë një porosi se Greqia është e interesuar që të mbijeton emri “Sllavo Makedonija”, dhe nëse nuk pranohet ky propozim atëherë shkohet në “Shqipërinë e Madhe”, apo “Bullgarinë e Madhe”, që shteti grekë nuk ishte as për njërën e as për tjetrën”, ka pohuar Grillakis. /albeu.com/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit