Komisioneri i BE për Politikat dhe Zgjerimin e Fqinjësisë, Johannes Hahn, përgëzoi Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit për NATO javën e ardhshme, dhe njoftoi se BE do të japë mbështetjen maksimale për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit, njofton Mkd.mk.
“Nga zemra uroj Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për hapin e parë thelbësor në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së ardhshme Veriore. BE do të japë mbështetjen më të fortë për këtë hap të dytë, që hapja e negociatave të fillojë këtë vit”, shkroi Han në Twitter.
On 6 February we will write history: #NATO Allies will sign the accession protocol with the future Republic of North Macedonia together with FM @Dimitrov_Nikola. pic.twitter.com/vyJVHJm9D5
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 2, 2019
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...