“Sot është koha e shpresës për Maqedoninë.
Qytetarët me të drejtë janë të fokusuar në lidhjet formale që e lidhin Maqedoninë me fqinjët e saj, me Evropën, SHBA-të, NATO-n dhe BE-në. Është arritur progres i madh gjatë vitit të kaluar dhe presim lajme të mira nga samiti i NATO-s javën e ardhshme”.
Këtë e theksoi ambasadori amerikan Jess Bayli, në fjalimin e tij gjatë shënimit të festës së 4 korrikut – pavarësisë së SHBA-ve, që u mbajt në hapësirat e ambasadës amerikane në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fjalimin e tij para kryeministrit Zoran Zaev, ministrave, përfaqësuesve të sektorit qeveritar dhe korit diplomatik, Bayli tha se popujt e dy vendeve e kanë dëshirën për sukses.
“Duam që ligjet tona të krijojnë ambient të barabartë për të gjithë dhe duam që fëmijët dhe nipërit tanë të kenë jetë me plotë mundësi, liri dhe paqe”, tha Bayli.
Shënimi i 242 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve kaloi në shenjë të muzikës amerikane, që njihet si brend i tyre që nga shekulli 19.
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë