Aleksandar Vuçiq është betuar sot si President i Serbisë.
Ai iu drejtua qytetarëve serbë të cilët ishin mbledhur para Kuvendit të Serbisë, ku tha se nuk ka asnjë nder më të madh për të se të udhëheq vendin “më të bukur në botë.
Pasi iu drejtua qytetarëve, Vuçiq hyri në Parlamentin e Serbisë për t’u betuar si President në mandatin e dytë presidencial.
“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit të gjithë territorit të Serbisë, përfshirë këtu edhe Kosovën, si pjesë përbërëse të Serbisë si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjit, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”, tha ai, transmeton arbresh.info
Ndryshe më 3 prill, Vuçiq fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58.59 për qind të votave të përgjithshme.
Lexo edhe:
Në mbështetje të Vuçiqit serbët e Kosovës nisen drejt Serbisë
Juventusi publikon fanellën e katërt për sezonin aktual
PDK kërkoi rritjen e fondeve në mbështetje të ish-krerëve të...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...