Sigurisht që shqetësoheni kur rrobat e juaja njollosen nga një gotë vere, kafe, apo ndonjë ushqim tjetër.
Për të larguar këto njolla ju përdorini detergjente të ndryshme dhe shumë të shtrenjta, por zhgënjimi vjen kur e shikoni që rrobat nuk janë pastruar si duhet, shkruan portali arbresh.info
Para se të hudhi tutje rrobat, përdorni këto 3 mënyra për t’i kthyer ato në reja.
Vendosni 4 litra ujë në një enë dhe shtoni 2 gota sodë buke. Sapo soda të jetë shkrirë në ujë, vendosni rrobat dhe lëreni ato të qëndrojnë në ujë për disa minuta. Shumë shpejt njolla do të largohet.
Kjo është një tjetër mënyrë për të pastruar rrobat. Mbusheni një enë me ujë dhe shtoni 6 kapsula aspirin. Vendosni rrobat në ujë dhe lërini të qëndrojnë për 30 minuta. Më pas lani ato me detergjent, sikurse bëni zakonisht. Pas kësaj, rrobat do të jenë si të reja.
Pak uthull molle dhe lëng limoni ju ndihmon shumë që të largoni njollat nga rrobat. Përzieni të dy përbërësit dhe pastroni rrobat me to. Pasi t’i keni pastruar rrobat, do të shikoni që njollat janë zhdukur./arbresh.info/
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...