Zyrtarët policorë sulmohen në Zveçan nga disa persona

09:30 | 18 Shtator 2021
A Z

Në fshatin Zhivkovc të Zveçanit një numër i konsiderueshëm i personave kanë sulmuar zyrtarët policorë, si dhe kanë dëmtuar automjetin e tyre.

E gjithë kjo erdhi pasi policia ka ndaluar një shtetas serb, të cilit më pas iu konfiskuan mallra të kontrabanduara.

Njoftimi i plotë i PK-s:

Fsh. Zhivkovc-Zveçan, 17.09.2021-12:15. Njësiti policor ka ndaluar automjetin VË, me targa te Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se në automjet kishte mallra të kontrabanduar. I dyshuari i lartcekur nuk i kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e doganës e cila e ka konfiskuar mallin dhe e ka dërguar në terminalin doganor. Është raportuar se në vendin e ngjarjes janë tubuar një numër i konsiderueshëm i personave të cilët i kanë sulmuar zyrtarët policorë si dhe e kanë demoluar automjetin e tyre. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Të ngjashme