Zemaj: Testimet për Covid-19 do të kryhen edhe në gjashtë qendra

15:37 | 4 Dhjetor 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mban konferencë për medie.

Zemaj ka bërë të ditur se testimet për Covid-19 do të kryhen edhe në gjashtë qendra, raporton arbresh.info

Gjithashtu tha se, shumë shpejt do të shtohen kapacitete me oksigjen përafërsisht rreth 20 mijë litra

“Tani IKShPK-ja edhe në 6 qendra do të filloj të bëhet testi PCR. Diagnostikimi do të bëhet më i shpejt. Krahas aparaturave për PCR do të fillojë të kryhen edhe shërbime me aparate serologjike. Projekti ka kushtuar rreth 1 milion euro. Ju informojë që Kosova siguron oksigjenin e mjaftueshëm. Paniku i krijuar është i pabesueshëm dhe duhet të dinë të gjithë që oksigjeni është elementar dhe ne jemi këtu për ta siguruar. Shumë shpejt do të shtohen kapacitete me oksigjen përafërsisht rreth 20 mijë litra”, tha Zemaj./arbresh.info/

 

Të ngjashme