Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, në krye me Lul Rakën.
Në këtë takim është biseduar për vazhdimin me menaxhim të Pandemisë Covid-19 në Kosovë.
“Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve.
Në takim folëm hollësisht për sfidat me të cilat po përballemi, shtrirjen komunitare të covid19, numrin e të infektuarve, mbingarkesat spitalore dhe të personelit shëndetësor, infeksionet brenda spitalore dhe brenda koorporatave e agjensionëve të ndryshme, presionet nga sektori i ekonomisë, etj.
Bordi ofroi disa rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19”, shkruan ministri Zemaj në Facebook./arbresh.info/
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...