Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica janë punësuar në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në krye të së cilës është vetë Armend Zemaj.
E, për ketë çështje për arbresh.info flet ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Zemaj thotë se, nga unë kërkohet përgjegjësi dhe transparenca ime, të jem real me pritshmerit e qytetarëve, qasja ime ndaj ligjit, rëndësisë së tij dhe për pacientët që meritojnë të kenë sigurim shëndetësor.
“E para, përbërjen e Bordit drejtues të FSSH-së e përcakton Ligji Për Sigurimet Shëndetësore, I cili thotë se ky bord drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë. E dyta se nga unë kërkohet përgjegjësi, e treta, transparenca ime, të jem real me pritshmerit e qytetarëve, qasja ime ndaj ligjit, rëndësisë së tij dhe për pacientët që meritojnë të kenë sigurim shëndetësor. Niveli I përgjegjësisë parandalon shumë të gjetura negative që janë evidentuar në atë institucion, në raportet për trajtime jashtë vendit por edhe ecjen dhe progresin që duhet të ketë Fondit për Sigurime Shëndetësore në të ardhmen”, ka thënë ai.
Ndryshe, ministrat në fjalë marrin kompensim për punën e tyre deri në 850 euro në muaj./arbresh.info/
Intervistë| Zemaj paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë tolerime për askënd
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia